KAMËZ- Gjykata e Tiranës ka caktuar burg për jetë për Vladimir Kurtin, i cili vrau pronarin e një marketi për t’i grabitur xhiron ditore në prill të vitit 2018. Ndërkohë bashkëpunëtori i tij, Ruxhi Hoda u dënua me 26 vite burg.
Si ndodhi ngjarja?
Para se të futeshin në dyqan, Vladimir ka nxjerrë pistoletën, ndërsa Rrushdiu thikën duke u futur në dyqan. Vladimiri është afruar tek kasa për të marrë lekët, aty ndodhej edhe fëmija i Agim Bucit. Autorët qëlluan Agim Bucin dhe gruan e tij. Pas ngjarjes autorët u larguan me vrap, ndërsa kanë marrë makinën duke u larguar në drejtim të Bovillës duke hedhur maskat.
Pas ngjarjes ata u shoqëruan nga policia, por më pas u liruan. Policia u ngriti një kurth pas shoqërimit, Kurti dhe Hoda u liruan dhe gjatë bisedës telefonike të përgjuar ndërmjet, 28-vjeçari i thotë mikut të tij Hoda “…i fshehe ato se, mua më morën në pyetje…”. Disa minuta më pas të dy u arrestuan nga policia.
Vladimir Kurti është një person me precedent penal, pasi më parë është dënuar për vjedhje.