Dy infermieret e azilit privat të të moshuarve “Ruaje Moshën” në Tiranë, të cilat u arrestuan nën akuzën për pengim të zbulimit të së vërtetës, janë lënë të lira këtë të dielë.
Gjykata Penale e Tiranës caktoi masën e sigurimit ‘arrest në shtëpi’ për Glesantina Saraçi dhe Nazime Mulla, të cilat u shprehën në polici se nuk se nuk e dinin që kishin të bënin me një vrasje.
Sakaq, për 78-vjeçarin Zyhdi Shehi, i cili i mori jetën duke e goditur me bastun shokut të tij të dhomës, Virxhil Vesho, u caktua masa e sigurimit shtrim i detyrueshëm në psikiatri.