Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi dënimin e dhënë nga Shkalla e Parë për ish-efektivin Arbër Sula, i cili ekzekutoi me armë Jurgen Dukën pas sherrit për radhën në një market në Tiranë.
Gjykata e Shkallës së Parë e dënoi me 10 vite burg ish-efektivin, për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi i tij u ul në 6.8 vite burg.
Prokuroria ankimoi vendimin, duke kërkuar dënimin e tij me 16 vite burg. Apeli ka vendosur të mos pranojë ankimin e prokurorisë, për shkak se është bërë përtej afateve ligjore.
Dënimi ishte ankimuar edhe nga vetë i pandehuri, por më vonë ai ka hequr dorë.
29-vjeçari Duka u konfliktua me autorin e vrasjes brenda një marketi në rrugën “Irafan Tomini” për radhën se kush do paguante i pari.
Autori nxori armën dhe e ka qëlloi me një plumb të riun në kraharor, ku për pasojë ai gjeti vdekjen në spitalin e Traumës.