Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Leçe të Italisë, ku dy persona janë vrarë me thikë. Policia italiane ka bërë të ditur se Daniele De Santis dhe Eleonora Manta u gjetën të pajetë në shkallët e një ndërtese.
Sipas hetuesve u dëgjuan britma, ndërsa dëshmitarët kanë parë një person duke u larguar me një thikë në dorë.
Daniele De Santis, 33 vjeç, ishte arbitër futbolli. Ai e kishte nisur karrierën tij në “Lega Pro”, ndërsa në vitin 2017 kishte drejtuar ndeshjen e parë në Serie B.
Nga të dhënat e para dyshohet se kemi të bëjmë me një krim pasioni.