Separatistët pro-rus në kufirin lindor vrasin dy ushtarë ukrainas dhe plagosin 4 të tjerë gjatë luftimeve. Kievi zyrtar e cilëson këtë një provokim të pritshëm që Rusia të fillojë ndërhyrjen ushtarake të pushtimit të vendit.
Dy ushtarë ukrainas janë vrarë gjatë luftimeve me separatistët në rajonin Dontesk. Konfirmimi vjen nga ushtria Ukrainase e cila deklaron se janë plagosur edhe katër ushtarët e tjerë nga separatistët pro-rusë në Ukrainën Lindore. Ky shpërthim dhune sipas ekspertëve ka ngjallur frikën se mund të jetë shkas për Rusinë për të ndërmarrë veprimin ushtarak final për pushtimin e Ukrainës. Ushtria ukrainase tha në faqen e saj në Facebook se kishte regjistruar 70 shkelje të armëpushimit nga separatistët që nga gjate 24 orët e fundit.
Separatistët hapën zjarr në më shumë se 30 vendbanime përgjatë vijës së frontit duke përdorur artileri të rëndë, e cila është ndaluar nga marrëveshjet që synojnë ftohjen e konfliktit afatgjatë, tha ushtria.
Një grup ligjvënësish dhe media të huaja që vizituan zonën e konfliktit u sulmuan dhe u desh të evakuoheshin në një strehë, tha një zëdhënës i partisë së Presidentit Volodymyr Zelenskiy në një deklaratë të veçantë të shtunën.
Zyrtarët separatistë akuzuan Ukrainën në minimin e zonave të kontrolluara nga separatistët dhe thanë se duhej të përgjigjeshin në përputhje me rrethanat.
Incidentet e bombardimeve përgjatë vijës që ndan forcat qeveritare dhe separatistët u rritën ndjeshëm këtë javë, në atë që qeveria ukrainase e quajti një provokim.