Një 25-vjeçar shqiptar është vrarë në Angli mëngjesin e 4 dhjetorit, ndërsa sot bërë i ditur nga policia britanike identiteti i viktimës.
Ai është Xhovan Pepaj 25 vjeç, i cili u gjet i vdekur brenda banesës rreth orës 03:15 të së shtunës në zonën e Tunbridge Wells.
Policia angleze thotë se 25-vjeçari ishte masakruar me thika. Ai kishte mbetur i plagosur në gjendje të rëndë dhe iu dha ndihma mjekësore, por nuk mundi të mbijetonte, raporton portali britanik “Kent Live”.
Shtatë persona janë arrestuar nga policia për vrasjen e shqiptarit, 5 prej të cilëve janë akuzuar zyrtarisht. Policia angleze thotë se ka njoftuar familjarët e 25-vjeçarit Pepaj.
Autoritetet britanike janë duke hetuar ende ngjarjen për të zbardhur tërësisht dinamikën dhe shkaqet.