Aktualitet Vritet 33-vjeçari shqiptar në Itali, u la i gjakosur në mes të...

Vritet 33-vjeçari shqiptar në Itali, u la i gjakosur në mes të rrugës nga bashkatdhetari

Një i ri shqiptar u vra në Brescia të Italisë. Viktima është Alfonso Kola, 33 vjeç. Ai mbeti fillimisht i plagosur pasditen e së mërkurës dhe ndërroi jetë në spital gjatë natës.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Calcinato, rreth orës 18:25. Autor i dyshuar i vrasjes është po një shqiptar, i identifikuar si Petrit Gega, 52 vjeç. Ai u arrestua nga policia rreth 1 orë pas ngjarjes.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane e gjithë ngjarja ndodhi pas një sherri para një lokali të zonës për motive ende të panjohura.

I riu shqiptar u gjet i gjakosur në mes të rrugës nga kalimtarë që njoftuan autoritetet. Ai u dërgua në gjendje të rëndë në spital dhe pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve nuk mundi t’i mbijetojnë plagëve dhe ndërroi jetë.