Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në kryeqytet ku një efektiv policie i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë është vrarë aksidentalisht nga djali i tij vetëm 7 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:25 minuta në një bilardo në zonën pranë Kopshtit Zoologjik. Efektivi i policisë Roland Biceri ishte duke luajtur me miqtë e tij kur djali i tij i mitur ka marrë armën e shërbimit dhe ka qëlluar.
Fillimisht ai ka mbetur i plagosur, por më pas ka ndërruar jetë në spital. Mësohet se polici e kishte lënë armën bashkë me një xhaketë në një prej karrigeve.
Policia ka nisur hetimet dhe djali i mitur do të trajtohet edhe me shërbim psikologjik.