Qyteti i Himarës do të tronditej mëngjesin e kësaj të shtunë për shkak të një vrasjeje. 51-vjeçari Niko Goro u qëllua me armë zjarri dhe si pasojë e plagëve të rënda humbi jetën.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 09:00 kur viktima ishte nën shoqërinë e së motrës së tij, pranë një dyqani në shëtitore, kur është qëlluar.
Si pasojë, Niko Goro, ka mbetur i vrarë, ndërsa e motra e tij është plagosur në këmbë.
Goro ishte biznesmen në fushën e ndërtimit në Himarë. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 08:55 minuta në vendin e quajtur rrethrrotullimi që të çon në lagjen Spille Himarë.
Biznesmeni është qëlluar nga 53-vjeçari Kliti Leka, banues në Tiranë i cili u arrestua pak orë pas ngjarjes.
Leka u kap në vendin e quajtur Livadhet. Policia ka sekuestruar armën e dyshuar të krimit, një armë zjarri kallashnikov dhe automjetin me të cilin u largua autori.
Më tej autoritetet sqaruan se pas kontrollit fizik të autorit është gjetur dhe një tjetër armë zjarri të tipit pistoletë, e cila është sekuestruar gjithashtu në cilësinë e provës materiale.
Ai ka pranuar krimin dhe dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të një borxhi të papaguar nga ana e Goros. Policia vijon hetimet për të zbuluar rrethanat dhe shkaqet e plota të ngjarjes.