Gëzim Sinomataj, 22 vjeç, u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të diele në qytetin e Vlorës.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 22:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, në rrethana ende të paqarta.
Nga të dhënat e para, dyshohet se i riu u ekzekutua në ballkonin e shtëpisë së tij, nga persona momentalisht të pa identifikuar.
Në vendin e ngjarjes ndodhen forcat e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e rrethanave të kësaj vrasjeje.
“Rreth orës 22:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar dyshohet me armë zjarri shtetasi Gëzim Sinomataj, 22 vjeç, banues në Vlorë, i cili si pasojë ka ndërruar jetë. Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit, si dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative, me qëllim kapjen e autorit/ve. Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove materiale që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorit/ve. Në ndihmë të Policisë Vendore janë nisur Forcat Speciale Renea, Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Delta Forcë”, tha policia e Vlorës në një informacion paraprak për mediat.