Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në dalje të qytetit të Laçit, në vendin e quajtur Sanxhak, ku Pilot (Rakip) Roli, rreth 60 vjeç, i cili po udhëtonte me mjetin e tij, është vrarë me armë zjarri, të tipit kallashnikov.
Viktima që njihej me dy emra është një biznesmen që në vitin 2011 u arrestua pasi u përfshi në plagosjen e një 22-vjeçari.
Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën, janë ngritur pika kontrolli dhe në ndihmë të policisë vendore janë nisur edhe dy grupe të FNSH dhe një grup me specialiste nga Departamenti i Policisë Kriminale.
Deklarata e Policisë
Rreth orës 08:45, në Sanxhak, Kurbin, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi P.Rr, i cili po udhëtonte me automjetin e tij.
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën, si dhe janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e autorit.
Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”.