Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ambientet e Komisariatit të Policisë nr. 3 në Tiranë. Një punonjës policie humbi jetën mbrëmjen e kësaj të hëne pasi u qëllua me armë zjarri nga kolegu i tij.
Viktima është Çaush Saliasi, polic i patrullës së përgjithshme. Ai mbeti fillimisht i plagosur dhe humbi jetën në spital.
Ndërkohë autori i kësaj ngjarjeje është identifikuar si Ludian Zaimi. Ai është ndaluar dhe po mbahet në ambientet e komisariatit. Deri më tani nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje.