Aktualitet Vritet me armë zjarri një 30-vjeçar në Dukat të Vlorës

Vritet me armë zjarri një 30-vjeçar në Dukat të Vlorës

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në Dukat të Vlorës.

Nga të dhënat paraprake mësohet se një person ka mbetur i vrarë.

Viktima quhet Beniamin Faslli Bezhani rreth 30 vjeç, i cili para ca kohësh ka qenë në burg në Itali.

Mësohet se i riu ka qenë në makinën e tij, kur autorët i kanë prerë rrugën duke e qëlluar me 8 plumba dhe duke e lënë të vdekur në vend.

Policia ka ngritur postbllok në Llogara dhe Vlorë.

Ende nuk dihen detaje të tjera rreth ngjarjes.