Një 20-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e përleshjeve me thika me dy 18-vjeçarë, pak pas mesnatës në rrugën “4 Dëshmorët”.
Sipas të dhënave paraprake, pas një sherri për motive ende të paqarta, dy personat kanë goditur me mjet prerës Stiven Toshkezin, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.
Mësohet se policia ka mundur të arrestojë 18-vjeçarin Ensi Maze, ndërkohë që është ende në kërkim bashkëmoshatari i tij, Axel Hoxhaj.