Një shqiptar ka humbur jetën në burgun e Koridhalos në Greqi. Viktima është Alfons Ndoci, 35 vjeç.
Sipas asaj që shkruajnë mediat greke, ngjarja ka ndodhur pas një sherri të përgjakshëm brenda burgut. Ndoci dyshohet se u vra nga një 46-vjeçar me origjinë shqiptare nga Kosova. Të dy së bashku vuanin dënimin në një qeli në burgun famëkeq.
Autori është Altin Vokri, i cili nga ngjarja ka mbetur i dëmtuar. Ai ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën pasi ka pësuar lëndime në shpinë.
35-vjeçari ndodhej në burg për vrasjen e një biznesmeni e më pas për vrasjen e një gruaje të moshuar. Ngjarjet kanë ndodhur në vitin 2017 pasi ai kishte shkuar për të grabitur.
Në vitin 2018 gjatë transferimit në Kretë, ai arriti të arratisej, por u arrestua dy ditë më vonë.
Sa i përket të plagosurit, ai është dënuar për pjesëmarrje në një organizatë kriminale që merrej me trafikun e drogës.
Njëkohësisht pritet një operacion i forcave speciale të policisë së bashku me gardianët për të qetësuar tensionin që ka përfshirë repartin ku ndodheshin këta dy të burgosur. Po ashtu pritet të përcaktohet nëse ka të lënduar të tjerë.
Po ashtu pritet të ketë një hetim se si u fut thika në burg. Sipas asaj që shkruan Protothema të burgosurit kanë pasur një debat për të hyrë në qeli për shkak të vapës së madhe. Sherri përshkallëzoi duke përdorur thika dhe shkopinj të improvizuar.