Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Korçës.
Një 67-vjeçar ka ndërruar jetë pasi është sulmuar me thikë në lagjen nr.7 të qytetit.
“Më datë 23.04.2020, rreth orës 20:30, në lagjen nr. 7, në rrethana ende të paqarta është goditur me mjet prerës shtetasi P. T., rreth 67 vjeç, banues në Korçë, i cili pas mbërritjes në Spitalin e Korçës, ka ndërruar jetë”, njofton policia.
Viktima është gjetur nga e shoqja i plagosur në afërsi të banesës dhe më pas është dërguar në spital ku dhe ka ndërruar jetë.
Ai nuk njihej si njeri problematik, dhe punonte duke rregulluar telefona.
Nuk duhen ende motivet e ngjarjes. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.