Aktualitet Vritet në atentat 41-vjeçari në Vlorë

Vritet në atentat 41-vjeçari në Vlorë

Një 41-vjeçar ka mbetur i vrarë në një atentat mbrëmjen e kësaj të shtune në Vlorë.

Viktima është Leart Keka. Ngjarja e rëndë ndodhi në afërsi të Kishës Ortodokse, në rrethana momentalisht të panjohura.

Dyshohet se 41-vjeçari është qëlluar nga persona të cilët lëviznin me një makinë ‘Audi’ me targa italiane.

Viktima ka qenë i dënuar më parë me 10 vite burg për veprën penale vjedhje me pasojë vdekjen.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia, e cila ka rrethuar zonën dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e saj.