Presidenti i vetëshpallur i Çamërisë Festim Lato dyshohet të jetë ekzekutuar në Holandë.
Mediat holandeze, vend ku qëndronte Lato thonë se trupi i tij u gjet të shtunën në Nijmegen.
Në artikullin e publikuar nga media holandeze thuhet se Latos ishin vënë pas një numër kreditorësh dhe se ai ishte deklaruar i falimentuar në prill nga Gjykata e Zutphen. Sipas diplomatit holandez Zandberg, Lato bashkëpunonte me biznese që nuk paguanin TVSH.
Policia njoftoi më herët se kishte marrë informacione lidhur me ngjarjen. Lato u raportua si i humbur javën e kaluar. Trupi i tij u gjet në rrugë të shtunën pasdite.
Ai ishte shpallur president i Çamërisë.
Sipas njerëzve në zonën e tij Lato kishte borxhe me kompani dhe individë që shkonin deri në miliona euro. Lajmin e vrasjes së Festim Latos e kanë konfirmuar ne lidhje telefonike dhe familjarët e tij, vëllai, motra dhe nipi, të cilët deklarojnë se janë vërtet të pikëlluar nga lajmi dhe se janë lajmëruar mëngjesin e kësaj të diele nga policia holandeze rreth ngjarjes.
Sipas tyre trupi i pajetë i tij vjen në Shqipëri për 7 ditë, por asnjë nga familjarët nuk pranojnë të prononcohen në kamera.
Policia e Vlorës ende nuk ka asnjë informacion zyrtar për ngjarjen.
Sipas policisë së Vlorës informacion i vrasjes do të vij nga Interpoli në momentin që konfirmohet vrasja dhe do të vijë trupi në Shqipëri./Ora News