Një i ri shqiptar është gjetur i vrarë në Haringey, Londër, ditën e martë. 36-vjeçari Ergys Koçi ka ndërruar jetë si pasojë e goditjes në kokë dhe më pas është sulmuar disa herë me thikë.
Policia ka mbërritur në vendngjarje rreth orës 22:00 dhe ka njoftuar vdekjen e të riut. Rrethanat e dyshimta të ngjarjes nisën një hetim që solli arrestimin e 42-vjeçarit Briken Quni, i dyshuar për vrasjen.
Sipas asaj që raporton britanikja Evening Standard, Briken Quni u arrestua ditën e premte, ndërsa është paraqitur në gjykatë ditën e shtunë. Ai do të paraqitet sërish më 28 Shtator.
Ndërkohë, familjarët e viktimës janë njoftuar për ngjarjen dhe po marrin ndihmë nga autoritetet.