Aktualitet Vritet në Shkodër Ismet Çekorja, djali i tij në kërkim për atentatin...

Vritet në Shkodër Ismet Çekorja, djali i tij në kërkim për atentatin ndaj Alban Bruçit

Ka ndërruar jetë i plagosuri që në Shkodër, që u qëllua me armë në lagjen Kiras pranë ish-shkollës veterinare.

Viktima është Ismet Çekorja.

Ismet Çekorja doli në media katër ditë më parë. Ai është babai i Bajram Çekores, i cili është shpallur në kërkim nga Policia e Shkodrës si një nga autorët e atentatit të dështuar ndaj Alban Bruçit.

Alban Bruçi u qëllua me 19 plumba më 25 gusht në Shkodër, por arriti që të shpëtojë pa u plagosur.

25-vjeçari shkoi vetë në polici dhe bëri një kallëzim për këtë atentat për të cilin policia ka shpallur në kërkim dhe Tonato Fushën.

Para katër ditësh, Ismet Çekorja mohoi akuzat që rëndojnë ndaj djalit të tij duke pretenduar se janë të gjitha inskenime.