Aktualitet Vritet shqiptari në Itali

Vritet shqiptari në Itali

Një shqiptar ka mbetur i vrarë në Itali natës mes të premtes dhe të shtunës. Viktima është Dritan Hakaj, 45 vjeç. Ngjarja e rëndë ndodhi në Garbagnate të Milanos.

Në lidhje me ngjarjen është arrestuar 78-vjeçari italian Walter Budri. Sipas asaj që shkruajnë mediat mes të dyve ka pasur një debat të fortë. Në fund, italiani qëlloi me 4 plumba shqiptarin.

Vetëm një prej tyre e preku Hakajn në kraharor, por që i shkaktoi vdekjen e menjëhershme. Mediat italiane shkruajnë se ngjarja ndodhi në shtëpinë e 78-vjeçarit ku ai jetonte aty me gruan e tij, një shqiptare 51-vjeçare dhe djalin e saj. Hetimet paraprake kanë zbuluar se viktima kishte një lidhje me 51-vjeçaren.

Natën e krimit, 45-vjeçari ka shkuar i dehur në shtëpinë e tyre dhe filloi t’i fliste përçart gruas, deri në pikën sa nisi ta sulmonte. I moshuari në atë moment ka nxjerrë armën dhe e ka qëlluar.