Bota Vuçiç: Do hapim hotelet, restorantet, parukeritë dhe palestrat

Vuçiç: Do hapim hotelet, restorantet, parukeritë dhe palestrat

Serbia do guxojë të jetë e para në rajon që do provojë hapjen edhe aty ku aktualisht s’mund të mendohet. E kjo, edhe pse treguesit e saj të pasojave nuk përbëjnë shkak për entuziazëm. Megjithatë, presidenti Vuçiç ka paralajmëruar deri dhe hapjen të parukerive javën e ardhshme, gjë të cilën kryeministri Edi Rama e llogarit në fund të majit.

Fillimisht, Vuçiç tha se qytetarët mbi moshën 65 vjeç do të jenë në gjendje të dalin tre herë në javë që nga e marta, dhe se shtetrrethimi do të fillojë në orën 18:00 në të ardhmen, nga 17.00 që është aktualisht si kufi kohor. Presidenti serb njoftoi se do të mund të hapë dyqane artizanale e më vonë sallone bukurie dhe palestra.

Midis 4 dhe 11 maj, do të hapen hotele, qendra tregtare, trafik ndërkombëtar, trafik aeroporti, si dhe restorante dhe kafene, shtoi ai.

“Kjo është gjithçka nëse gjithçka shkon siç është sot”, i tha ai televizionit Pink.

Sipas të dhënave të deritanishme, Serbia ka 117 humbje jete, 5,994 pacientë nën trajtim dhe 637 të shëruar.