Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, deklaroi se serbët dhe kroatët kanë një të ardhme të përbashkët, por që ai nuk do të thotë një shtet i përbashkët dhe “marrëzi të ndryshme”.
“Mos harroni fjalët e mia, pavarësisht nga përvoja e vështirë që ka familja ime dhe jo vetëm nga Lufta e Dytë Botërore, por edhe konflikti në Bosnje në 1992, kur të gjitha shtëpitë e Vuçiçve u dogjën, serbët dhe kroatët do të duhet të jenë shumë më afër, shumë më të bashkuar për të ardhmen, sepse kjo do të jetë mënyra e vetme që ata të bashkëjetojnë” tha Vuçiç.
Vuçiç vlerësoi se marrëdhëniet me Kroacinë janë shumë të rëndësishme për Beogradin dhe se Serbia përpiqet të mos ofendojë dhe lëndojë, pavarësisht nga pikëpamjet e ndryshme për çështje të shumta historike nga Lufta e Dytë Botërore, siç ka qenë operacioni “Stuhia”.
Ai deklaroi se marrëdhëniet midis Serbisë dhe Kroacisë nuk do të jenë kurrë të lehta dhe se ato kurrë nuk kanë qenë të lehta për t’u kuptuar, dhe se ekziston një lloj qëndrimi negativ, si dhe urrejtja mes një numri të njerëzve në të dy palët për shkak të gjithçkaje që ka ndodhur në të kaluarën.
Vuçiç tha për televizionin kroat RTL se ai nuk mendon se mirëkuptimi mes serbëve dhe kroatëve është më i mirë, por se është mirë të mos gënjesh se ata janë më të afërtit dhe se e duan njëri-tjetrin më shumë në botë, por t’i vendosësh ato marrëdhëniet në një nivel racional.
Kujtojmë se armiqësia serbo-kroate është ndër më të acartat në Ballkan, më rrënjë që nga Lufta e Dytë Botërore. Dhe që pas shkërmoqjes së Jugosllavisë, ato jo vetëm luftuan, siç në vitet e para ’90, por vijuan me tensione përgjatë gjithë viteve e deri më sot.