Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, pranoi se shqiptarët e shpallën pavarësinë, kanë elemente shtetësie dhe gati kanë vendosur kontroll në territorin me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare. Ai tha në intervistë të publikuar nga Express se nuk e sheh të arsyeshme të bisedoj me Albin Kurtin pas deklaratave të tij për mos-përfshirjen e Listës Serbe në qeveri. Vuçiç tha se vendimi i Kurtit është i kundërligjshëm dhe nuk është as në përputhshmëri me ligjet kosovare.
Vuçiç komentoi gjithashtu për televizionin serb Pink deklaratat e zotit Kurti për negociatat.
“Ai luan dobët shah për të luajtur kundër meje. Ka disa njerëz në Prishtinë që dinë të luajnë shah por ai nuk është njëri prej tyre.”
Vuçiç nuk e sheh se si do të mund të bisedonte me Kurtin dhe për këtë fajëson Kurtin.
“Nuk e di për çfarë të bisedoj, pasi, siç ka thënë Kenedi, të negociosh me dikë që thotë- ajo që është e imja, është e imja, eja të negociojmë për atë që është e jotja,- këtë lloj negociate nuk e pranoj”.