Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, bëri të ditur se pas seancës së 15 dhjetorit, qeveria e Serbisë do t’i dërgojë kërkesë komandantit të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, për të dërguar deri në 1.000 forca të sigurisë në Kosovë. Beogradi zyrtar paralajmëroi më 8 Dhjetor shqyrtimin e vendosjes së forcave të veta në Kosovë, në bazë të Rezolutës 1244 të Kombeve të Bashkuara.
Radio Evropa e Lirë shkuan se me këtë paralajmërim, Vuçiç iu përgjigj pranisë së shtuar të Policisë së Kosovës në pjesën veriore të vendit, e cila është e banuar me shumicë serbe. Kjo situatë vjen një muaj pasi serbët në veri u larguan nga institucionet e Kosovës.
Më herët gjatë kësaj të hëne, kreu i diplomacisë europiane Jozef Borell bëri thirrje për çtensionim të situatës nga të dyja palët, në një kohë kur rrugët në veri të Kosovës mbeten të bllokuara në ditën e tretë të tyre.
Ndërsa një ditë më parë, edhe Shtetet e Bashkuara nëpërmjet një deklarate të përbashkët të ambasadave në Prishtinë dhe Beograd kërkuan heqjen e barrikadave.
Por Vuçiç tha se bllokimi i rrugëve u bë në shenjë revolte për serbët e arrestuar. Ai akuzoi Kurtin si përgjegjës për tensionimin e situatës.
Në krahun tjetër Kurti bëri përgjegjës Vuçiç duke e akuzuar atë se po kërcënon me luftë.