Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, gjatë konferencës së përbashkët me Presidentin e Rusisë Vladimir Putin, ka folur për dialogun me Kosovën.
“Pa Rusinë nuk do të ketë asnjë zgjidhje me Kosovën. Pas taksës 100% dialogu është bllokuar. Nuk jam optimist, mendoj se zgjidhja nuk është afër”.
Ndërsa, Presidenti Putin tha se Rusia duhet të jetë e përfshirë në dialogun e Kosovës me Serbinë. Ai akuzoi Bashkimin Europian se ka kredibilitet të ulët.
“Rusia ka qenë gjithmonë aktive në çështjen e Kosovës. BE është udhëheqëse e dialogut, mirëpo ka realizim të ulët të marrëveshjeve. Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe nuk është formuar. Sipas Rezolutës 1244 është parashikuar që të ketë numër të caktuar të forcave serbe në Kosovë. Duhet të respektohet e Drejta Ndërkombëtare. Mosrespektimi i Rezolutës 1244 është gjë e rrezikshme”, u shpreh Presidenti i Rusis