Bota Vuçiç mohon vizitën e Bolton në Serbi dhe Kosovë

Vuçiç mohon vizitën e Bolton në Serbi dhe Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç përgënjeshtroi lajmet e publikuara gjatë kësaj jave për një vizitë të mundshme të Këshilltarit amerikan për Sigurinë Kombëtare në Prishtinë dhe Beograd.

“Do të ishte dashur që Bolton të vizitonte Serbinë dhe Kosovën, por me kë të flasë në Prishtinë, pasi atje po merren me zgjedhjet”,  u shpreh Vuçiç.

Sipas presidentit serb, administrata amerikanë është pro heqjes së taksës së vendosur nga autoritetet në Kosovë për mallrat serbe, por zyrtari i lartë amerikan nuk ka se me kë të bisedojë në Prishtinë për këtë çështje, për shkak të zhvillimeve të fundit pas dorëheqjes së kryeministrit Haradinaj.

“Zgjedhjet e shtyjnë dialogun. Ata garojnë me tarifat dhe për marrëzi siç janë dokumentet e udhëtimit. Ne kemi negociuar që një dokument identifikimi mund të përdoret për të hyrë në Kosovë, por një pasaportë mund të shërbejë edhe si dokument identifikimi”, tha Vuçiç.

Mediat serbe raportuan në fillim të javës se Këshilltari amerikan për Sigurinë, Bolton do të vizitonte Kosovën dhe Serbinë në fund të muajit gusht ose në fillim të shtatorit.