Kryesore Vuçiç në Durrës për dëmet nga tërmeti i 26 nëntorit

Vuçiç në Durrës për dëmet nga tërmeti i 26 nëntorit

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, kanë udhëtuar drejt Durrësit këtë mëngjes, të shoqëruar nga kryeministri Edi Rama për të parë nga afër disa nga pallatet e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Për disa minuta ata kanë qëndruar mes ndërtesave të dëmtuara, ku janë informuar nga ministri Bledi Çuçi, drejtuesi i Zyrës Operacionale për Menaxhimin e Fatkeqësisë Natyrore, mbi dëmtimet që kanë pësuar ndërtesat në Durrës.

Pikërisht në Durrës ishte parashikuar të zhvillohej takimi i radhës i Mini Shengenit Ballkanik, por që është zhvendosur në Tiranë, për shkak të tërmetit.