Bota “Vuçiç po përgatit dorëheqjen, nuk do që të jetë ai që ta...

“Vuçiç po përgatit dorëheqjen, nuk do që të jetë ai që ta njohë Kosovën”

Gazeta më e madhe serbe, “Danas”, shkroi të shtunën se presidenti Aleksandër Vuçiç është duke përgatitur dorëheqjen e tij, pasi do që të jetë dikush tjetër që të marrë vendimet e vështira në lidhje me Kosovën dhe që të vendosë sanksione ndaj Rusisë.

Gazetari Dragan J. Vuçiçeviç raporton se bashkëpunëtorë të ngushtë të Vuçiç janë ata që kanë nxjerrë lajmet se presidenti po planifikon të japë dorëheqjen.

Sipas Kushtetutës serbe, nëse Vuçiç jep dorëheqjen zëvendësohet nga kreu i Asamblesë Kombëtare për 3 muaj. Gjatë kësaj kohë ai mund të përfaqësojë Serbinë, të shpallë zgjedhjet, të propozojë kandidatët për kryeministër etj.

Muajt e fundit shtetet perëndimore kanë rritur presionin ndaj Kosovës dhe Serbisë që të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse, për të mbyllur me sukses procesin e dialogut.