Zgjedhjet e 8 nëntorit 2016 në SHBA ishin thelbësore dhe ndikuan shumë në mbarë botën, ku një pjesë e madhe e qytetarëve dhe politikanëve u përgjigjën me zemërim dhe mohim të rezultateve. Por në Beograd, elita politike serbe nuk u mbërthye nga pikëllimi kur president i SHBA u shpall Donald Trump, ata në fakt shprehën gëzim, shkruan Euronews.
“Perceptimi ishte se e paimagjinueshmja kishte ndodhur”, tha Jasmin Mujanovic, shkencëtare politike dhe drejtuese e programit Sarajevo Calling.
“U zgjodh një president amerikan, i cili ishte një nacionalist, një shovinist dhe ksenofob. Ai kishte kandiduar me një platformë që në dukje dëshironte të përmbyste politikën e jashtme amerikane. Ata menduan: Ne mund të merremi vesh me atë”, thotë Jasmin Mujanovic.
Katër vite më pas, më 4 shtator 2020, e gjithë ajo pritje u pagua. Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, ishte në Shtëpinë e Bardhë duke firmosur marrëveshje me kryeministrin kosovar Avdullah Hoti, të cilat do të bënin të mundur që dy kombet të rivendosnin lidhjet ekonomike, duke ndaluar së detyruari Serbinë të njihte pavarësinë e Kosovës, shpallur më 2008.
Ishte një fitore për Beogradin, i cili për dy dekada qëndronte nën presionin e njohjes së pavarësisë së Kosovës, dhe jo më pak nga Bashkimi Europian, që gjithashtu e vendosi edhe si kusht për bashkimin e Serbisë në BE. Trump dhe i dërguari i tij Ricardh Grenell nuk e detyruan Vuçiç të njihte Kosovën. Vuçiç mori duartrokitjet për një marrëveshje paqeje në Shtëpinë e Bardhë, por pa arritur paqe me Kosovën.
Serbia dhe Kosova nuk kanë qenë në luftë për 20 vjet, pavarësisht komenteve të Trump, i cili tha se “në ato dy vende ka pasur një numër të madh viktimash gjatë një periudhë të gjatë kohe”. Por edhe mosmarrëveshjet mes minoriteteve Serbe në territoret veriore të Kosovës, nuk ishin pjesë e marrëveshjes.
“Ajo për të cilat ata ranë dakord janë disa lojëra ekonomike të vogla, por asgjë madhore që meriton një vizitë në Shtëpinë e Bardhë”, tha Mujanovic.
Gjatë konferencës për shtyp mes Trump, Grenell, Vuçiç dhe Hotit, presidenti amerikan filloi të komunikonte me Vuçiç për yllin serb të tenisit Novak Djokovic, dhe një numër serbësh që luanin në skuadrat amerikane të basketbollit.
“Ata janë po aq të gjatë sa ty, mbase edhe pak më të gjatë”, i tha Trump homologut të tij serb.
Aq sa e çuditshme ishte e gjithë marrëdhënia, vazhdonte të ishte një mbledhje në Shtëpinë e Bardhë dhe një për të cilat Serbia kishte luftuar shumë për ta arritur. Beogradi kishte bërë çdo gjë të mundshme që në fillim të vitit 2016. Mbase e parëndësishme, por që u konsiderua si një lëvizje e fortë diplomatike, ishte kur në vitin 2019, vajza e Trump, Tiffany Trump vizitoi Beogradin gjatë pushimeve të pranverës.
Gjatë zgjedhjeve të nëntorit, Vuçiç po bënte tifo për rizgjedhjen e Trump. Aleati i tij, drejtuesi serbo-boshnjak Milorad Dodnik, e quajti Joe Biden si “një urryes serbësh”, duke shtyrë të gjithë serbo-amerikanët të votonin për presidentin Trump. Por lajmi që Biden u shpall fitues i Shtëpisë së Bardhë, nuk ishte dhe aq i mirë për Vuçiç.