Mauro Icardi në krizë? Nuk mjaftojnë statistikat negative të sulmuesit në 7 ndeshjet e fundit, por vjen edhe reagimi i bashkëshortes dhe menaxheres së tij, Wanda Nara, pa fitores minimale në fushën e Parmës me gol të Lautaro Martinezit.
Dhe lidhen me deklaratën e Spallettit, që u kërkoi drejtuesve të zgjidhnin çështjen e rinovimit të sulmuesit.
“Spalletti sigurisht që nuk e kishte me mua, sepse unë nuk kam folur kurrë për rinovimin. Kur shoqëria me telefonoi, u takuam për t’u njohur më mirë dhe për të folur për gjëra të tjera. Do të doja që Mauro të mbështetej më shumë nga skuadra, sepse ndonjëherë nga brenda ka keqdashje. Interi është prioritet, por unë kurrë nuk kam telefonuar për të kërkuar rinovimin e kontratës”, tha Wanda Nara.
Më pas një koment i Wanda Naras për shterpësinë e tejzgjatur të Mauritos.
“Por flasim për asgjë, Mauro gjithmonë ka shënuar. Në Parma, Lautaro shënoi edhe për meritë të një lëvizjeje të zgjuar të Icardit, që duhet pranuar është shërbyer pak në këtë periudhë. Ndoshta Spalletti duket të aktivizojë si sulmues të parë Lautaron. Trajneri mund të përfitojë që ata janë miq dhe nuk ndiejnë rivalitet mes tyre.”