Prestigjiozja amerikane “Washington Post” ka publikuar një artikull për turizmin në Shqipëri ku evidentohen jo vetëm bukuritë natyrore të vendit por edhe pasuria folklorike e mbi të gjitha çmimet e ulëta.
Autorja Mary Winston Nicklin bën një përshkrim të rrugëtimit të saj në Shqipëri duke evidentuar panoramën mbresëlënëse që ofrojnë rrugët e vendit por gjithashtu duke vlerësuar legjendat e shumta dhe elementet historike që ofrohen.
Ndërsa rrugëton në plazhet e jugut, zonën e Butrintit apo Beratit, autorja thekson mikpritjen e shqiptarëve si një element që i ka bërë përshtypje.
E sa i përket kostove, ajo bën krahasimet me Greqinë ku diferenca në çmim është e konsiderueshme.
“Ndërsa një drekë për dy persona në Korfuzin e afërt, një destinacion popullor i Greqisë, mund të kushtonte lehtësisht 60 dollarë,në Shqipëri darka na kushtoi më pak se 20 dollarë”, shkruan ajo.