Aktori hollivudian Will Smith është ndaluar që të marrë pjesë në mbrëmjet gala të çmimeve OSCAR dhe evente të tjera të Akademisë OSCAR për 10 vitet e ardhshme.
Kjo masë është marrë për shkak të incidentit që ndodhi në ndarjen e çmimeve OSCAR, ku Will Smith goditi me shpullë aktorin tjetër Chris Rock.
Atë mbrëmje, Will Smith fitoi edhe çmimin OSCAR, për herë të parë në karrierën e tij.
Smith ka kërkuar falje për incidentin që shkaktoi dhe ka deklaruar largimin nga Akademia e OSCAR-s.