Extra Will Smith zbulon se ai dhe Jada kanë martesë të hapur dhe...

Will Smith zbulon se ai dhe Jada kanë martesë të hapur dhe që të dy kanë marrëdhënie seksualë me të tjerë

Në një intervistë për GQ realizuar për kopertinën e nëntorit, Will Smith pranoi se ai dhe bashkëshortja, Jada Pinkett Smith, në një moment të martesës vendosën që të mos praktikonin monogaminë (marrëdhënie vetëm me një partner në të njëjtën kohë).

“Jada kurrë nuk besoi në martesën tradicionale. Jada kishte anëtarë të familjes që kishin një marrëdhënie jotradicionale. Kështu që ajo u rrit në një mënyrë që ishte shumë e ndryshme nga mënyra si u rrita unë”, tha Smith.

“Pati diskutime të rëndësishme pafund në lidhje me atë që është përsosmëria relacionale? Cila është mënyra e përsosur për të bashkëvepruar si çift? Dhe për pjesën më të madhe të marrëdhënies sonë, monogamia ishte ajo që ne zgjodhëm, duke mos menduar për monogaminë si përsosmërinë e vetme relacionale.”

Smith shtoi se kjo dinamikë unike kishte funksionuar për ta, ai nuk do ta rekomandonte atë për të tjerët.

“Ne i kemi dhënë besim dhe liri njëri-tjetrit, me besimin se secili duhet të gjejë rrugën e vet. Dhe martesa për ne nuk mund të jetë një burg. Unë nuk sugjeroj rrugën tonë për askënd. Por përvojat që liritë që ne i kemi dhënë njëri-tjetrit dhe mbështetja e pakushtëzuar, për mua, është përkufizimi më i lartë i dashurisë”.

Intervistuesi i Smith, Wesley Lowery, shkroi në profilin e tij në GQ se aktori “i shpjegoi me delikatesë” se Pinkett Smith nuk ishte “e vetmja që kishte edhe marrëdhënie të tjera seksuale”.

Në korrik të vitit 2020, këngëtari amerikan August Alsina pretendoi se ka patur një lidhje dashurie me Jada Pinkett Smith – bashkëshorten e Will Smith – madje Will e miratoi marrëdhënien. Gjatë “Red Table Talk” ditë më vonë, Jada pranoi para Will se ka patur diçka me këngëtarin, por gjatë kohës që ajo dhe ai ishin thuajse të ndarë. Përsa i përket faktit nëse Will i dha leje të shoqes, kjo e fundit e mohoi duke thënë se “i vetmi njeri që mund të jepte leje në rrethana të tilla ishte vetja e saj“.

Jada dhe Will u shprehën asokohe se kishin bërë gjithçka për të qëndruar larg njeri-tjetrit vetëm për të arritur në përfundimin që kjo s’ishte e mundur. Pavarësisht periudhës së vështirë, Pinkett Smith tha se ajo dhe i shoqi kanë arritur në pikën e “dashurisë pa kushte“.

Will dhe Jada u martuan në vitin 1997 dhe më vonë sollën në jetë dy fëmijë: një djalë, Jaden Smith dhe një vajzë, Willow. Gjatë martesës së tyre, ata kanë treguar se si ka evoluar marrëdhënia e tyre dhe pse ata nuk i referohen më njëri-tjetrit si të martuar.