Princat William dhe Harry janë të zemëruar me BBC, pasi një raport i pavarur e akuzoi gjigantin mediatik për praktika të padrejta ndaj nënës së tyre Dianës.
Në një deklaratë të ashpër, duka i Kembrixh, tha se drejtuesit e BBC e kishin tradhëtuar Dianën, dhe se kishin helmuar marrëdhënien e saj me atëherë bashkëshortin, Princi Charles.
“Stafi i BBC gënjeu dhe përdori dokumenta të rreme për të siguruar intervistën me nënën time; bëri akuza të tmerrshme dhe false ndaj familjes mbretërore të cilat nxitën frikën dhe paranojën e nënës time. Treguan paaftësi trishtuese ne hetimet lidhur me programin, dhe kontribuan në përkeqësimin e marrëdhënies së prindërve të mi”, tha princi William.
Në intervistën e bujshme të vitit 1995, princesha Diana zbulon detaje intime të martesës së dështuar me Charlsin, përfshirë lidhjen e tij me Kamilën.
Por raporti i pavarur, i hartuar nga gjykatësi në pension Lord Dyson, zbuloi se intervistuesi Martin Bashir kishte bindur Dianën të pranonte intervistën, duke i treguar dokumenta të rreme që sugjeronin se po ndiqej nga shërbimet sekrete dhe se dy zyrtarë të lartë paguheshin për të siguruar infomacione mbi të.
Gjithashtu princi Harry, fajësoi kulturën toksike të medias, për vdekjen e së ëmës.
“Nëna jonë humbi jetën për shkak të kësaj dhe asgjë nuk ka ndryshuar. Duke mbrojtur trashëgiminë e saj ne mbrojmë këdo dhe po ashtu dinjitetin me të cilin ajo e jetoi jetën”, u shpreh Princ Harry.
BBC iu ka shkruar një letër apologji princave Harry dhe William, e gjithashtu princit Charles dhe vëllai të Dianës, Earl Spencer.