Princi Harry ia ka vënë fajin për skandalin e uniformës së tij naziste vëllait, Princit William, dhe kunatës së tij, Kate Middleton.
Duka i Sussex, sipas burimeve të Page Six, pritet që në librin e tij të tregojë se Princi dhe Princesha e Uellsit “ulërinin me të qeshura” kur e panë të veshur për festën e vitit 2005.
Harry ishte 20 vjeç kur gazeta “The Sun” publikoi një foto në faqen e parë të tij të veshur si një ushtar nazist me një shirit të kuq të zbukuruar me një svastikë të madhe.
Fotoja është bërë në një festë me kostume me temë “Vendas dhe Kolonialë”, ku William ishte gjithashtu i ftuar dhe ishte i veshur me një veshje luani të bërë vetë.
Në një segment të librit, të siguruar nga Page Six, Harry shkruan për zgjedhjen e veshjes, duke zbuluar se ishte mes dy kostumeve: një uniformë piloti ose një uniformë naziste.
“I telefonova Willy-t dhe Kate, i pyeta se çfarë mendonin. Uniformë naziste, thanë ata”, shkruan Harry, duke shtuar se kur shkoi në shtëpi dhe e provoi për ta, por ata nuk po mbanin dot të qeshurën.
Harry, tani 38 vjeç, pritet të tregojë për herë të parë detaje rreth marrëdhënies me vëllain e tij dhe për ftohjen që pasoi pas martesës së tij me Meghan.
Burime të tjera konfirmojnë për Page Six, se në libër rrëfehen edhe “pjesë të mira” si për Kate ashtu për njerkën e tij Camilla Camilla Parker-Bowles.
Akuzat për sulm fizik
Po ashtu, sipas “The Guardian”, Harry tregon në libër se vëllai i madh e ka sulmuar fizikisht. Sipas asaj që raporton gazeta, dyshja kanë nisur të argumentojnë për bashkëshorten e Harry-t, Meghan.
“Më kapi për kollare duke më këputur edhe varësen dhe më përplasi në dysheme”, citohet të ketë shkruar Harry.
Sipas “Guardian”, në libër thuhet se debati u shkaktua nga komentet që Princi William i bëri Princit Harry në shtëpinë e tij në Londër në vitin 2019. Princi Harry shkruan në librin e tij të kujtimeve se vëllai i tij ishte kritik për martesën e tij me Meghan Markle.
Princi Harry shkruan se vëllai i tij e nxiti atë të kundërpërgjigjej dhe ai refuzoi ta bënte këtë, sipas “Guardian”, por Princi William më vonë u duk “i penduar dhe kërkoi falje”.
Nga ana tjetër, Pallati Buckingham ka refuzuar që të bëjë komente për çështjen.