Shefi ekzekutiv i Wizz Air bëri me dije se duke filluar nga muaji i ardhshëm, kompania po mendon të rinisë fluturimet nga Vjena në disa nga destinacionet europiane.
Rikthimi në fazën operative e bën këtë kompani të parën në Europë që paralajmëron planin për rritjen e numrit të fluturimeve pasi koronavirusi “uli në tokë” me dhjetëra avionë.
Pandemia e koronavirusit i ka goditur rëndë linjat ajrore ndërkombëtare. Vetëm në aeroportet e Britanisë së Madhe gjatë këtyre kohëve, fluturimet janë ulur në masën 90%.
Gjatë një deklarate për Aviation Week, shefi ekzekutiv i Wizz Air deklaroi se po shpreson që fluturimet të nisin me 30% të kapaciteteve të linjës ajrore, për t’u rritur më pas në 75-80% në muajt në vijim.
Megjithatë, ai shtoi se e gjitha kjo do të varet nga qeveritë europiane nëse do të vijojnë të zgjasin afatet e masave shtrënguese.