Autoritetet e Wuhanit kanë raportuar 45 raste të reja, gjë që ka nxitur një fushatë testimesh masive.
Pesë provincat e tjera, përfshi Pekini dhe Shangai, gjithashtu kanë raportuar raste të reja, por ende në numra një-shifror.
Shkencëtarët vendas kanë thënë se vaksina kineze është më pak efikase ndaj varianteve të reja të virusit, megjithatë ofron një farë mbrojtje nga format më agresive.
Në Kinë po përdoren vetëm vaksinat kineze, ndërsa autoritetet konfirmojnë se deri më tani janë administruar 1.6 miliardë doza.
Koronavirusi u zbuluar për herë të parë në 2019 në Wuhan, qytet më 11 milionë banorë, por përgjatë pandemisë, Kina ka qenë mjaft e suksesshme në frenimin e përhapjes së virusit përmes karantinës dhe testimit masiv të popullatës.