Një ditë përpara votimit në qeverisë teknike, kryeministri i mandatuar, Talat Xhaferi ka paraqitur në Kuvend emrat e ministrave dhe programin.
Zëvendëskryeministri i parë do t’i takojë LSDM-së, Bojan Mariçiç, qe mbulon edhe Çështjet Evropiane.
Shqiptarët në qeverinë teknike nuk do të kenë vetëm kryeministrin, por edhe tetë ministra e zëvendësministra.
Bujar Osmani do të mbesë ministër i Jashtëm, ndërsa Artan Grubi që mbante funksionin e Zv/Kryeministrit të Parë, do të jetë Ministër për Sistem Politik.
Opozita VRMNO-DPMNE do të ketë ministrin e Brendshëm, si dhe disa ministri dhe zëvendësministra.
Qeveria teknike do të ketë si detyrë mbarëvajtjen e zgjedhjeve parlamentare të 8 Majit. Së bashku me to, mbahet edhe raundi i dytë për zgjedhjet e presidentit.
Kjo është hera e parë që më qeverinë në Maqedoninë e Veriut caktohet një kryeministër shqiptar. Lideri i BDI-së Ali Ahmeti, e ka cilësuar këtë si historike.
“Kjo ditë është historike sa për shqiptarët, aq edhe për maqedonasit, si dhe për të gjithë të tjerët. Bashkarisht po ndërmarrim përgjegjësinë për t’i prirë vendit, jo njëri pas tjetrit, por krah më krah, bashkë, për një Maqedoni Europiane.”
Ai thotë se ka besuar në Marrëveshjen e Ohrit, zyrtarizimin e flamurit dhe Gjuhës Shqipe, por ka besuar se Maqedonia e Veriut do të bëhet pjesë e NATO-s dhe do t`i hapë negociatat për anëtarësim në BE.