Një 18-vjeçar në Sarandë është vënë në pranga nga policia. I riu u kap me një pushkë, krehër dhe municione luftarake. Dyshohet se ai do t’i shiste ato në Sarandë.
18-vjeçari u kap teksa udhëtonte me motor. Siç duket nga këto pamje, ai ka qenë me kokore kur është vënë në pranga.
Ndërkohë në lidhje me ngjarjen është arrestuar edhe një 20-vjeçar si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar tjetër pasi dyshohet se kishin dijeni për veprimtarinë kriminale të shokut të tyre.
“Arma e zjarrit pushkë, municioni luftarak dhe motomjeti që drejtonte 18-vjeçari, në momentin e kapjes në flagrancë nga Policia, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, njoftoi policia.