Për herë të parë në historinë e Lojërave Olimpike, vëlla e motër kanë fituar medalje të artë në të njëjtën ditë.
Xhudistja japoneze Uta Abe triumfoi në peshën 52 kg, pak orë përpara se vëllai i saj Hifumi të merrte medaljen e artë në peshën 66 kg.
Japonezja pati një përballje të vështirë kundër kundërshtares së saj franceze Amandine Buchard, por në fund ia doli.
Ndërsa sportisti që mbush 24 vjeç në gusht, fitoi duelin me gjeorgjianin Vazha Margve-lashvili.
Për mediat, ai bëri shaka dhe tha se ishte nën një presion mjaft të madh, pasi e motra fitoi medaljen e artë, sepse ai si vëllai i madh nuk mund t’i lejonte vetes qe të humbte.
Dhe nuk humbi, duke bërë bashkë me të motrën historinë në një event të Lojërave Olimpike.