Presidenti kinez, Xi Jinping ka paralajmëruar personalisht homologun e tij rus, Vladimir Putin në rast se ky i fundit do të kryente një sulm bërthamor kundër Ukrainës, sipas “The Financial Times”.
Sipas gazetës britanike, zyrtarët kinezë kanë marrë kështu meritën që kanë bindur udhëheqësin rus të tërhiqet nga kërcënimet e fshehta atomike.
Sipas Xi, Pekini është i shqetësuar për luftën e Rusisë kundër Kievit edhe pse sipas zyrtarëve perëndimorë dhe kinezë, ai ofronte mbështetje të heshtur për Moskën.
Mesazhi i presidentit Xi për Putinin ishte dhënë gjatë një vizite shtetërore në Moskë, marsin e kaluar.