Extra Yjet e “Friends” të shqetësuar për Matt Leblanc

Yjet e “Friends” të shqetësuar për Matt Leblanc

Teksa përvjetori i ndarjes nga jeta të Matthew Perry po afrohet ka një tjetër lajm që vjen nga anëtarët e tjerë të kastit të serialit hit.

Bëhet fjalë për Matt LeBlanc i cili është parë rrallë në publik që pas vdekjes së mikut të tij të ngushtë.

“Ajo që është shqetësuese për Jennifer Aniston dhe të gjithë, është se ai është kaq i vetmuar këto ditë”, thotë një burim për britaniken Daily Mail.

Jo vetëm kaq, por aktori është fotografuar i rraskapitur dhe jo i shëndetshëm në fotot e reja, dhe aktorët e “Friends” po i ofrojnë ndihmë në çdo mënyrë që munden.

“Jen, Courteney, Lisa dhe David të gjithë duan ta rikthejnë atë në grup dhe ta bëjnë atë të buzëqeshë përsëri. Tragjedia e fundit u ka mësuar të gjithëve se sa e shkurtër dhe e çmuar është me të vërtetë jeta”, thotë më tej burimi.

Pasi shoku i tij u gjet i pa ndjenja në një vaskë në LA, Matt ishte anëtari i parë i kastit që postoi për ndarjen nga jeta të Matthew Perry.

LeBlanc u bë i njohur kur seriali Friends dominoi televizionin në vitet 1990 dhe fillimin e viteve 2000. Aktori luajti Joey Tribbiani, shokun me humor të aktorit Matthew Perry që luajti Chandler Bing, i cili shpesh kujdesej për Joey-n si të ishte vëllai i tij më i madh.