Ylli i “Friends”, Courteney Cox foli për fillerat dhe për efektin që ato shkaktojnë në podkastin “Gloss Angeles”.
“Është efekti domino. Sheh veten në pasqyrë dhe thua: ‘Oh, dukem bukur’ dhe s’e kupton se si dukesh për personat e jashtëm”, tha ajo, duke shtuar se në sytë e saj dukej ‘normale’, por për të tjerët, jo dhe aq.
Pasi aplikoi shumë mbushës në fytyrë, ylli i Friends tha se duhet t’i hiqte. “Falë Zotit, mund të hiqen. E teprova shumë dhe tani, jam me shumë fat, pasi isha në gjendje që t’i hiqja”. Pas kësaj, Cox tha se tanimë i pranon vitet e saj dhe procesin e ndryshimit që koha sjell.
Cox ka folur edhe herë të tjera për mbushësit në fytyrë dhe për “fiksimin” për t’u dukur më e re. “U mundova shumë që të dukesha e re dhe në fakt, i bëra gjërat edhe më keq!”, më pas, theksoi se ka përqafuar pamjen e saj natyrale.
Në shkurt të vitit të kaluar, Cox u shpreh se: “Ka momente kur ti mendon se po ndryshon dhe po dukesh më e vjetër. Unë u mundova të ndiqja rininë për vite me radhë. Nuk e kuptova se dukesha vërtet e çuditshme me injeksione dhe me gjërat që i bërë fytyrës sime”.
Courteney Cox sot s’ka fillera dhe është mëse krenare për vitet dhe pamjen e saj.