E cilësuar si yll TikTok-u, Dazharia Shaffer, ka humbur jetën në moshën 18-vjeçare duke kryer vetëvrasje.
Lajmin e kanë konfirmuar vetë prindërit e adoleshentes të njohur si “Dee” përmes një videoje në TikTok ku njoftuan se e bija e tyre kishte probleme me shëndetin mendor.
“Fatkeqësisht nuk është më me ne. Nuk isha i përgatitur për të varrosur fëmijën tim. Do doja shumë të më kishte folur për streset e saj dhe për mendimet e vetëvrasjes. Mund ta kishim kaluar bashkë këtë”, shprehet Raheem Alla, i ati i 18-vjeçares, teksa i falënderuan të gjithë për dashurinë dhe mbështetjen që iu kishin dhënë.
Një ditë para vdekjes së saj, adoleshentja postoi disa Instastory, në përshkrimin e të cilave shkruhej se ishin postimet e fundit.
“E di që po ju acaroj të gjithëve, por këto janë postimet e mia të fundit. Mos u gënjeni nga make up-i, jam e shëmtuar në jetën reale”, shkruante ajo.
Shaffer ndiqej nga afro 1,5 milionë njerëz në TikTok, ndërsa gëzonte shumë popullaritet edhe në Instagram dhe YouTube.