Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka dhënë një intervistë ekskluzive për emisionin “Opinion” në Tv Klan, ku ka rrëfyer jetën e saj, karrierën diplomatike dhe misionin aktual që ka në vendin tonë.
Kim u pyet nga gazetari Fevziu nëse e njihte Shqipërinë dhe nëse kishte informacion për vendin tonë përpara se të vinte si ambasadore në Tiranë.
Diplomatja amerikane u shpreh se përpara se të niste misionin diplomatik në Shqipëri, pati një takim me të gjitha ish-ambasadorët amerikanë në vendin tonë.
Blendi Fevziu: Ambasadorja Kim, shumë faleminderit që na pritët në rezidencën tuaj.
Ambasadorja Kim: Është kënaqësi t’ju kem këtu. Mirë se erdhët.
Blendi Fevziu: Keni qenë këtu që nga fillimi i Janarit, apo jo?
Ambasadorja Kim: E saktë.
Blendi Fevziu: Si është qëndrimi juaj në Shqipëri?
Ambasadorja Kim: Është i mrekullueshëm. Më i miri.
Blendi Fevziu: Çfarë doni të thoni me i mrekullueshëm?
Ambasadorja Kim: Do të thotë që Shqipëria është një nga vendet më të mira në botë për një amerikan. Është kënaqësi të jem këtu.
Blendi Fevziu: Sepse është vend pro-amerikan apo…
Ambasadorja Kim: Është sepse është një vend pro-amerikan, me një histori të pasur dhe me njerëz të mrekullueshëm.
Blendi Fevziu: Po ju keni qenë më parë edhe në Turqi me mision. Turqia ka një histori si e jona, të pasur në histori, të pasur në kulturë. Pse thoni se Shqipëria është vendi më i mirë në botë?
Ambasadorja Kim: Ngaqë…
Blendi Fevziu: Apo flisni si ambasadore?
Ambasadorja Kim: Flas edhe si ambasadore edhe si person. Për mua, Shqipëria…
Blendi Fevziu: Nuk është diplomatike…
Ambasadorja Kim: Jo, jo. Jo, Shqipëria është një vend i veçantë, mendoj, shumë shumë i veçantë në botë.
Blendi Fevziu: Për shkak të diellit, të motit? Sepse të gjithë ish-ambasadorët më kanë thënë në intervista se dielli është gjëja më e mirë në Shqipëri.
Ambasadorja Kim: Po. Dielli këtu është i ndritshëm, i ngrohtë, por edhe shumë i butë. Ndryshe nga çdo vend tjetër në botë.
Blendi Fevziu: A kishit ndonjë ide për vendin tonë përpara se të vinit në Shqipëri?
Ambasadorja Kim: Pakëz. U takova me të gjithë ish-ambasadorët…
Blendi Fevziu: Përpara se të emëroheshit si ambasadore.
Ambasadorja Kim: Dija pak, por është…
Blendi Fevziu: …informacion të përgjithshëm …
Ambasadorja Kim: …po, saktë… E dini, ka shumë legjenda për Shqipërinë por nuk e njihja Shqipërinë.
Blendi Fevziu: Pastaj u takuat me ish-ambasadorët në Shqipëri? Çfarë ju thanë?
Ambasadorja Kim: Të gjithë më thanë se pasi të kesh ardhur në Shqipëri, nuk të hiqet nga zemra.
Blendi Fevziu: Është e njëjta gjë për të gjithë ata, mendoj?
Ambasadorja Kim: Të gjithë.
Blendi Fevziu: Cila ishte këshilla më e mirë që të dhanë?
Ambasadorja Kim: Mendoj këshilla më e mirë ishte nga Ambasadori Rajerson, i cili më tha…
Blendi Fevziu: Ambasadori i parë pas rifillimit të marrëdhënieve diplomatike në vitin ’91…
Ambasadorja Kim: Po, më tregoi se sa i veçantë është ky vend, se vendi ka kaluar shumë, se Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria kanë një marrëdhënie shumë unike, dhe që ka shumë potencial, ndaj jam e lumtur që jam këtu.
Blendi Fevziu: Ambasadori Rajerson ka qenë këtu në një çast të pashlyeshëm, kur Sekretari i Shtetit Xhejms Bejker erdhi në Shqipëri. Ishte një ditë e çmendur fare, për ne por mendoj edhe për diplomacinë amerikane.
Ambasadorja Kim: Po.