Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ka dhënë sot një tjetër mesazh të fortë lidhur me Reformën në Drejtësi.
Kim ka deklaruar sot se disa ëndërrojnë që Byroja Kombëtare e Hetimit nuk do të ngrihet kurrë, por ka theksuar ajo, ëndrra e tyre nuk do të bëhet realitet.
“Duket sikur disa po ëndërrojnë që BKH nuk do të ngrihet kurrë, ata shpresojnë se drejtësia nuk do të vijë kurrë. Na vjen keq t’ju zgjojmë nga dremitja, por ëndrra juaj nuk do të bëhet realitet” është shprehur Kim.
“Reforma në Drejtësi nuk do të jetë e lehtë, e shpejtë ose e përsosur, por është e nevojshme dhe ne duhet të ecim përpara”, ka theksuar ajo.