Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim është emëruar zëvendës ndihmës sekretarja kryesore për Çështjet Evropiane.
Kjo është detyra më e rëndësishme në DASH pas sekretarit të Shtetit.
Kim është shpallur zyrtarisht si zëvendës ndihmës sekretarja kryesore për Çështjet Evropiane (dhe ushtruese e detyrës së ndihmës sekretarit derisa të konfirmohet Jim O’Brien), duke filluar nga 10 korriku.
David Kontelancik do të zëvendësojë ambasadoren Yuri Kim në Shqipëri.