Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka vizituar Bajram Currin, hera e dytë brenda këtij viti.
Në një postim në Instagram, Kim shkruan se ndodhet atje për të festuar Ditën e Falënderimeve, aq të dashur për amerikanët.
“E lumtur që jam kthyer në Bajram Curri për të mbajtur premtimin ndaj fëmijëve që takova gjatë vizitës sime të parë në maj: se do të kthehesha për të ngrënë së bashku darkën e Falënderimeve. Për amerikanët, Dita e Falënderimeve është koha e vitit kur shkojmë në shtëpi për të ndarë një vakt të veçantë me miqtë dhe familjen. Ishte shumë bukur të përballeshe me fytyra të njohura dhe të bëja gjithashtu miq të rinj.
Më la edhe një herë përshtypje inteligjenca dhe vendosmëria e treguar nga të rinjtë që takova këtu, veçanërisht studentët në “English Empowers All Tropojans” dhe “Girls Lead Our World @glow_club_tropoje . SHBA është krenare që sponsorizon programe që u mundësojnë të rinjve të zhvillojnë potencialin e tyre të plotë dhe të ndërtojnë një të ardhme më të mirë për veten e tyre, për Tropojën dhe për Shqipërinë dhe SHBA”, shkruan Kim.
Mes rreshtave ajo ka dhe një mesazh të koduar që si duket e lidh me aktualitetin politik dhe vetë zotin Berisha.
“Le të vazhdojmë të zgjedhim të ardhmen në vend të së shkuarës. Faleminderit banorëve të Tropojës për pritjen dhe mikpritjen tuaj të ngrohtë – jam mirënjohës që jam me ju!”, shkruan ambasadorja e SHBA.