Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar, në një intervistë për “Zërin e Amerikës” është shprehur për një sërë çështjesh.
Ai e ka nisur intervistën duke dënuar dhunën e përdorur gjatë protestës së 8 janarit zhvilluar në selinë e Partisë Demokratike, ndërsa ka kaluar edhe te roli që do të luajë Uashingtoni në bisedimet Kosovë-Serbi, si edhe për shpresat për integrimin evropian të rajonit.
Rreth intervistës së tij ka reaguar dhe ambasadorja Yuri Kim.
“Jeni lodhur nga “spin doktorët”? Gjykojeni vetë. Ja çfarë tha në të vërtetë Zëvendës Ndihmës Sekretari Escobar. Ai gjithashtu diskutoi për integrimin ekonomik rajonal (përfshirë Ballkanin e Hapur dhe Procesin e Berlinit), Kosovë-Serbi, etj”, shkruan Kim.
Shprehja “spin doctor” në gjuhën angleze u referohet personave që tentojnë të bëjnë “lavazh truri” duke interpretuar diçka në favor të interesave politike.
Këta persona u japin një “kthesë” tjetër lajmeve.
Pas zhvillimeve të fundit në PD, protestës së iniciuar nga Berisha dhe “luftës” për të ardhur sërish në krye të PD, duket se me këtë reagim Kim përcjell një mesazh të koduar për Berishën.
Tired of the "spin doctors"? Judge for yourself. Here's what Deputy Assistant Secretary Escobar actually said. He also discussed regional economic integration (incl Open Balkans & Berlin Process), Kosovo-Serbia, etc. Full transcript https://t.co/dgmbX7M8fG pic.twitter.com/EcchyYXID5
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) January 12, 2022